Kush jemi Ne?
Shoqëria e Animatorëve Shqiptarë ka filluar aktivitetet e saj në vitin 1999. Ideatori dhe themeluesi i këtij grupi është Z. Vladimir Dedndreaj dhe disa animatorë të viteve 1998 -1999. Shoqëria e Animatorëve Shqiptarë bën regjistrimin e saj si shoqatë në gjykatën e rrethit Tiranë, me datë17.11.2009 dhe kjo u arrit pas dhjetë vitesh eksperiencë intensive.
Pse emërtimi” Shoqëria e Animatorëve Shqiptarë” ?
Ky grup që në fillim është menduar për të qënë para së gjithash një grup shokësh dhe miqsh, por të gjithë antarët e grupit duhet të jenë me një kualifikim si animator. Qëllimi kryesor i ketij grupi eshte: njohja, promovimi, mbrojtja e figurës profesionale te animatorit.
Shoqëria e Animatorëve Shqiptarë, që në hapat e saj të parë u prit mirë nga shumë shoqata dhe institucione, por në mënyrë të vecantë nga organizata humanitare Caritas Shqiptarë, i cili që në ditët e para kur SHASH u krijua dhe ende sot është bashkëpuntori i saj më i rëndësishëm. Ky bashkëpunim është bërë akoma më i ngushtë, duke qënë se SHASH është pjesë e Caritas-it Shqiptarë, si “Grupi i Vullnetarëve te Caritas”
Shoqëria e Animatorëve Shqiptarë ka luajtur një rol themelor dhe unik për promovimin e figurës profesionale të animatorit, që në vitin 1999, gjithashtu në kualifikimin profesional të animatorëve, të cilët angazhohen vullnetarisht në sektorët tanë si:
- Burgjet e Shqipërisë
- Azilet e të moshuarve
- Spitali pediatrik i Tiranës
- Miqtë tanë me aftësi speciale
- Kampet verore me fëmijë në të gjithë Shqipërinë
- Aktivitetet e ndryshme me komunitetet rinore në të gjithë Shqipërinë
- Emergjencat e kordinuara nga Caritas Shqiptar, përmbytjeve, bllokimi nga bora, etj.
Duke filluar nga viti 1999 e deri me sot, janë angazhuar rreth 650 animatorë vullnetarë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre nga gjashtë, deri në njëzet e katër muaj.
Sot, Shoqëria e Animatorëve Shqiptarë vazhdon promovimin e figurës profesionale të animatorit, duke organizuar trajnime për animatorë në të gjithë Shqipërinë. si dhe duke organizuar punën në tre linja kryesore, sic janë:
Animacioni për fëmijë.
Animatorët tanë janë të specializuar për të punuar me fëmijë të grupmoshave, problematikave, apo klasave shoqërore të ndryshme. Aktivitetet kryesore për fëmijë, që SHASH bën, janë organizimi i festave dhe ditëlindjeve, si dhe kampet verore, me qëllimin ALEGRI PA FUND DHE PËR TË GJITHË
Animacioni turistik.
Animatori turistik është një figurë profesionale, e cila do të jetë guida juaj në aktivitetet turistike rekreative të propozuara nga ne. Të dashur miq, Shoqëria e Animatorëve Shqiptarë plotëson dhe forcon figurën e animatorit me krijimin e Albania Adventure e cila do të plotësojë të gjitha kërkesat tuaja për një turizëm ekologjik me aventura të pa harrueshme duke eksploruar vëndet më të bukura të Shqipërisë.