Animacion për Fëmijë

Animacion Festiv

Ja si do të organizohen ditëlindjet e fëmijeve tuaj!

Mbushni me ngjyra festën e ditëlindjes së fëmijëve tuaj.

Me animacionin tonë dhe mënyrën se si animojmë, festa juaj nuk do të jetë një festë e cfarëdoshme, por një festë ku të gjithë do të argëtohen pa masë, si fëmijët që luajnë, ashtu edhe prindërit, që herë pas here mund të bëhen dhe ata protagonistë në lojra. Pjesëmarrësit në festat tona jetojnë momente të jashtëzakonshme, plot gëzim dhe gjallëri. Për të patur një festë të suksesshme, ju nevojitet një “ingredient” që vetëm SHASH  ofron dhe që është “alegria”. Festa do përmbajë kërcimet e animuara me këngët me hit të momentit, lojrat më të bukura të luajtura nga animatorët nëpër botë, fëmijët mund të zgjedhin pikturat në një katalog me më shumë se 1000 face paiting, do të përdorim tullumbacet me ngjyrat më të bukura që keni parë ndonjëherë, do të kalojmë momente fantastike duke kënduar karaoke dhe shpeshherë festa do të mbushet plot me flluskat që lëshojnë aparaturat tona. Cdo festë që ne zhvillojmë është ndryshe nga të tjerat, pasi cdo fëmijë është i ndryshëm. Celësi i artë i hapjes dhe mbylljes së festës suaj është dekorimi i ambientit , duke filluar nga emri i fëmijës që ka ditëlindjen dhe numri për vitet që ai feston. Këto do të jenë të mundura në madhësinë dhe ngjyrat që ju dëshironi, falë pajisjeve dhe laboratorit tonë përgatitor. Më pas i gjithë dekorimi do të bëhet me kombinimin e tullumbaceve me ngjyra fantastike, të cilët do t’i japin një imazh unik ambientit ku ju do të bëni festën.

Cfarë do të përmbajë programi juaj festiv!

Në dispozicionini tuaj do të jenë personazhet e animuara të Disnay Land. Duke parë galerinë e tonë,  ju mund të përzgjidhni kater prej tyre, të cilët do të animojnë festën: nje nga kllounët që ne kemi, princeshat, Hirushja, Borëbardha, Aurora, Bela, Barbi, Arieli, Kësulkuqja, Princesha e luleve, Rapunzeli,Elsa dhe Ana dhe Olafi , maskotet, Breshka Ninxha, Minions, Spongebob, lepurush Bugs Bunny, Winy the Pooh, Hello Kitty, Mickey Mouse, Mini Mouse,Kung Fu Panda, Tweety, Dezi, Donaldi, Struci ose njerin prej njerëzve tullumbacë, sipas ngjyrës që ju pelqen, personazhe heronj për djem, Hulku, Spiderman, Superman,Batman, Pirat, Iron Man. Në ditëlindjen tuaj do të jetë një Animator Dj. i cili do të vërë në dispozicion të aktivitetit një foni me mikrofonë dhe pajisjet e nevojshme në varësi të festës.

ANIMATORËT TANË DO TË ORGANIZOJNË DHE REALIZOJNË NJË PROGRAM KU FËMIJËT DO TË JENË SHUMË AKTIVË DHE DO TË PËRJETOJNË MOMENTE FESTIVE FANTASTIKE.

Programi do të përmbajë këta elementë:

  • KËRCIME TË ANIMUARA, ku përfshihen dhe janë aktivë në kërcim të gjithë fëmijët pjesëmarrës.
  • BANSE sipas grupmoshave, (banset janë histori të shkurtra gazmore, që tregohen me fjalë dhe me gjeste, njëkohësisht ).
  • LOJRA FESTIVE (stafetë dhe dinamike, të cilat janë pjesa më alegro e festës).
  • PIKTURA NË FYTYRË PËR TË GJITHË fëmijët, duke zgjedhur imazhin që duan në albumet tona.
  • TULLUMBACE ME FORMA për të gjithë fëmijët.
  • KARAOKE për fëmijët që duan të këndojnë këngët e tyre të preferuara.

Animatorët do të jenë gjatë gjithë kohës të veshur me kostume të animuara, për të mundësuar foto me fëmijët, prindërit dhe pjesëmarrësit e tjerë.

ANIMATORËT DO TË FOTOGRAFOJNË GJATË GJITHË FESTËS MOMENTET ME TE BUKURA DHE JU BRENDA MUNDESIVE DUHET TE KENI NJE USB ME VEHTE, NE MENYRE QE TI MERRNI FOTOT SAPO TE MBAROJE FESTA.

Nëse ju dëshironi të filmoni ditëlindjen tuaj, në mënyrë që ajo të mbetet një kujtim i paharruar, atëherë këtë ua mundësojnë kameramanët profesionistë të SHASH.

Nje element tjeter ne feste eshte flluska e madhe (Mega Bubble), brenda se ciles mund te futen deri ne dy persona, te cilet per nje moment mbulohen nga nje flluske gjigande.

Nëse doni të krijoni një klimë me të vërtetë festive, animatorët tanë mund të dekorojnë ambientin ku do të zhvillohet festa dhe do ta transformojnë atë në një botë plot ngjyra. Duke filluar nga emri i fëmijës që ka ditëlindjen, numrin e viteve që ai/ajo ka, të punuara me gërma të mëdha dhe sipas ngjyrave që ju dëshironi. Ky shkrim do të bëhet në forma të ndryshme të animuara, falë laboratorit tonë të përgatitjes. E gjithë pjesa tjetër e hapësirës së festës do të dekorohet me tullumbace të kombinuara plot ngjyra dhe fantazi.