Kampet Verore

Ja si është kampi veror gjatë pushimeve shkollore të fëmijëve tuaj!

Kampet tona verore hapen cdo vit javën e parë të qershorit  dhe mbyllen javën e fundit të gushtit. Kampet frekuentohen nga fëmijë 6-14 vjec. 
Shoqëria e Animatorëve Shqiptarë organizon kampe verore për fëmijë që prej vitit 1999. Animatorët tanë janë profesionistë të certifikuar si animatorë socialë dhe të diplomuar nga Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit. Fëmijët tuaj mund të jenë pjesë e kampeve tona, ashtu sic kanë qënë gjatë këtyre viteve më shumë se 11.000 fëmijë në të gjithë Shqipërinë. Në kampet tona verore, do të bëhen punë manuale, aktivitete kreative, teknika animimi, lojra bashkëpunimi, pjesë teatrale, si dhe momente reflektimi dhe diskutimi për tema të ndryshme sociale, në mënyrë që formimi dhe edukimi i fëmijëve tuaj të vazhdojë ashtu si në shkollë, por këtë herë në formë të animuar

I nderuar prind!

Mes shumë dhuratave që i keni bërë fëmijeve tuaj ndër vite, provoni t’i dhuroni atij pushimet në një Kamp Veror, që është dhurata më e vecantë për cdo fëmijë. Eksperienca e nje kampi veror, do të jetë për fëmijët tuaj pjesa më e bukur e jetës së tyre deri më sot. Në kampet tona verore, fëmijët do të bëjnë një jetë të mirëorganizuar në grup, si dhe aktivitete ndërvepruese, që i ndihmojnë ata të shtojnë kapacitetet e tyre për funksionimin social, me një sërë vlerash, njohurish, aftësish, dhe shprehish.

Në kampet tona verore animatorët tanë organizojnë programe me një ndërthurje profesionale të aktiviteteve sportive dhe lojrave dinamike, duke shfrytëzuar në mënyrë perfekte hapësirat tona sic janë: pishinat, deti, fushat e futbollit, volejbollit dhe basketbollit, në mënyrë që të forcohen sa më shumë aftësitë e tyre fizike. Kjo bëhet e mundur falë natyrës piktoreske ku këto kampe organizohen.

Cdo fundjavë do të organizohet Club Scout, i cili zhvillohet në natyrë, ku dhe fjetja bëhet në tendat e kampeve të ngritura nga vetë fëmijët. Club Scout do t’u mësojë fëmijëve ato gjera, të cilat cdo fëmijë do të donte të dinte për natyrën dhe kjo falë kontaktit të ngushtë me të dhe eksperiencave të paharrueshme, që vetëm jeta e një scauti ofron. Club Scout drejtohet nga një grup Animatorësh turistikë  “Animated Adventure Club”.

Ushqimi dhe siguria janë të padiskutueshme, falë partnerëve tanë të besueshëm dhe seriozë.

Program - ide në linja të gjëra

  • Një ditë normale fillon në orën 08:00 me transport të organizuar sipas kërkesës së prindërve.
  • Në orën 09:00 mbërritja e fëmijëve në kamp dhe shërbimi i mëngjesit.
  • Në orën 09:30 fillon kampi me temën edukative të ditës.
  • Ne orën 10:00 organizohen lojra fillimisht gjimnastikore dhe kërcime të animuara, që pasohen nga lojra bashkëpunimi dhe dinamike.
  • Në orën 11:00 lojra të organizuara në pishinë (nën drejtimin dhe mbikqyrjen strikte të Animatorëve Socialë).
  • Në orën 13:00 përgatitja për drekën (ndërrimi i rrobave të lagura dhe pushimi para ngrënies).
  • Në orën 13:30 dreka.
  • Në orën 14:00 lojra tavoline, punë manuale, përgatitja e pjesëve teatrale dhe teknika të Dinamikës së Grupit.
  • Në orën 15:00 pishina, qëndrim i lirë ( nën mbikqyrjen strikte të Animatorëve Socialë.)
  • Në orën 16:00 ndërrimi i rrobave të lagura dhe përgatitja për t’u kthyer në shtëpi me transportin e organizuar.
  • Në orën 16:30 nisja për t’u kthyer  në shtëpi .
  • Ne fundjava te caktuara do te organizohen guida turistike, ku fjetja do te behet me tenda ne natyre, me pajisjet e nevojshme per kamping.